Transmetuar më 02-11-2014, 09:05

Korçë, 2 nëntor 2014, NOA.al- Pesë persona u vunë në prangat e policisë së Korçës, si të përfshirë në vjedhjen e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për pesë elektriçistë dhe konkretisht për 51 vjeçarin Xhemal Cenolli, banues në fshatin Vashtëmi, me detyrë elektriçist pranë OSHEE Korçë; Refik Fero, 64 vjeç, banues në fshatin Pojan, me detyrë elektriçist, pranë OSHEE Devoll; Çlirim Pilinci, 37 vjeç, banues në Potgorie, me detyrë elektriçist pranë OSHEE Korçë; Edmond Mullalli, 32 vjeç, banues në fshtin Dishnicë , me detyrë elektriçist, pranë OSHEE Devoll dhe Miri Seidolli, 43 vjeç, banues në Voskop, me detyrë elektriçist, pranë OSHEE Devoll.

Siç raporton Noa.al, ndalimi i tyre u bë pasi në detyrën e elektriçistëve pranë OSHEE Korçë e Devoll, kanë përpiluar procesverbale fiktive për ndërprerjen e energjisë elektrike, për bizneset private në qytetin e Korçës e Devollit, ndërkohë që realisht këta punonjës nuk kanë bërë ndërprerjen reale të energjisë elektrike./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit