Transmetuar më 01-11-2014, 16:09

Ka kaluar thuajse një shekull që nga krijimi dhe përdorimi për herë të parë i aksesorit ose veshjes (mund ta cilësoni si të doni) shumë të preferuar nga femrat për mbajtjen mirë të gjoksit të tyre.

Bëhet fjalë për reçipetat, të cilat edhe pse kanë qenë tejet të ndryshme, sa i takon formës që ato kanë në ditët e sotme, vijojnë të ngelen “miket” më besnike të femrave.

Nuk është dot ditëlindja e reçipetave. Është pikërisht më 3 nëntor dita kur plotësohen plotë 100 vjet nga krijimi për herë të parë i tyre.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë dhe ka bërë një rrugëtim të gjatë, nga përdorimet vetëm personale e deri tek pasarelat në vitet ’70 e më pas në skena të shumta filmash, reçipetat vijojnë të jenë një ndër sektorët e biznesit, të cilët sjellin përfitime të majme. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit