Transmetuar më 01-11-2014, 15:14

Ylli 74-vjeçar i kinemasë, Al Pacino ishte këshilluar të ndryshonte emrin e tij kur filloi të punonte në industrinë e filmave pasi të gjithë aktorët me "emra etnik", duhet t’i ndryshonin emrat e tyre.

"Në atë kohë, në Amerikë, nëse kishe një emër etnik, duhet ta ndryshoje patjetër. Emri që më ishte sugjeruar ishte Sonny Scott”, ka thënë Al.

Por aktori hollivudian arriti ta mbante emrin e tij falë aktorit dhe regjisorit Lee Strasberg, i cili ishte ndër të paktët që e thoshte saktë emrin tij. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit