Transmetuar më 01-11-2014, 14:41

Tiranë, 1 nëntor 2014, NOA.al – Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Italiane të Blegtorëve (AIA), me të cilën synohet të krijohet Libri Gjenealogjik dhe Libri i të Dhënave ekonomike e prodhuese.

“Marrëveshja synon një bashkëpunim afatgjatë në Shqipëri, nëpërmjet një kërkimi të përbashkët të burimeve financiare si dhe ato evropiane për realizimin e veprimtarive të mëposhtme; përmirësimin racor të kafshëve dhe mirëqenien e tyre, modernizimin e sektorit të zooteknisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive zooteknike si dhe vlerësimin e prodhimeve tipike të zooteknisë shqiptare, duke realizuar një sistem të gjurmueshmërisë së prodhimit, si dhe vënien në zbatim të sistemeve të cilësisë në përputhje me standardet e Komunitetit Evropian”, – bën me dije Ministria e Bujqësisë.

Sipas kësaj ministrie, në pikat kryesore të kësaj marrëveshje synohet krijimi i Librit Gjenealogjik dhe Librit të të Dhënave ekonomike e prodhuese, zhvillimin e një sistemi të informatizuar për administrimin e të dhënave ekonomike e prodhuese të blegtorëve, krijimin e Bankës Gjenetike të Gjermoplazmës si dhe krijimin e një Enti Kombëtar të Certifikimit të Prodhimeve Zooteknike. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit