Transmetuar më 01-11-2014, 13:11

Na ndodh shpesh të shikojmë numër më të vogël të miqve në rrjetin social Facebook, dhe rrjedhimisht vetëm dy janë motivet e këtij ndryshimi. Ose disa nga miqtë tuaj kanë mbyllur profilet e tyre në këtë rrjet social, ose ata ju kanë fshirë nga lista e tyre e shokëve.

Sa i takon të dytës, mund ta keni shumë të vështirë të gjeni se cilët janë ata që ju kanë hequr nga kjo listë, pasi mund të keni një numër të madh miqsh dhe duke kontrolluar një për një, do të humbnit kohë dhe nuk do të ishte efektive, ndaj më poshtë po ju paraqesim tre hapa se si mund të zbuloni këtë gjë në Google Chrome dhe Mozilla Firefox:

Instaloni Unfriend Notify for Facebook.

Klikoni te shokët dhe aty mund të shihni opsionin e ri Lost Friends.

Klikoni në ‘’Lost Friends” dhe do të shihni emrat dhe fotot e shokëve që i keni pasur më parë në Facebook por ju kanë hequr. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit