



Një frikë e madhe që kanë shumë persona është të kafshohen aspo të pickohen nga merimangat gjatë kohës që janë në gjumë, por për fat të keq, mankthi i një 21 vjeçareje, nuk ka ngelur vetëm aq, por është bërë realitet.
Bëhet fjalë për Lauren Reid nga Birmingham në Angli. Ajo është pickuar në mënyrë të tmerrshme nga një merimangë në krahë gjatë kohës që ka qenë duke fjetur dhe si pasojë i ka ngelur një shenjë mjaft e madhe.
Pasi është pickuar 21-vjeçarja është paralizuar në pjesën e krahut dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ka ndenjur 4 ditë,për shkak të helmit në trup.
“Isha në shtrat dhe po flija gjumë kur ndjeva se diçka më pickoi në krahun e majtë. Isha përgjumësh kur hapa sytë dhe pash një top me qime të zeza, por nuk i dhashë rëndësi dhe vazhdova të flija. Kur u zgjova në mëngjes dhimbja ishte e papërshkrueshme she krahu më ishte paralizuar qa keq saqë nuk mund ta lëvizja dot fare”, ka thënë vajza.
Ajo ka shpjeguar se edhe pasi kishte vajtur në spital për tu vizituar nga mjekët, ata janë habitur nga shenja, duke qenë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. “Plaga ishte e tmerrshme, të kallte datën. Tani kam frikë të shkoj për të fjetur në dhomën time të gjumit”, – u shpreh Reid. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





