

Në Kinë është krijuar një lojë makabre, ose e thënë ndryshe, një karusel makabër, i cili të tregon ndjesinë e vdekjes dhe të djegies. Po, e keni kuptuar shumë mirë. Nëse hipni në këtë lojë do të mund të përjetoni ndjesinë që provohet kur kaloni nga arkivoni në furrën e djegies së trupit.
Karuseli ndodhet në parkun “Widow of the world” në Shenzen të Kinës, dhe siç mund të mendohet, ka krijuar interes dhe kuriozitet të madh nga ana e shumë personave, por edhe shqetësime nga ana e prindërve.
Ja se si është i ndërtuar karuseli: Fillimisht futeni dhe mbylleni në një arkivol të rrethuar nga figura shpirtrash, për të intensifikuar atmosferën. Në një moment të dytë, arkivoli futet në një furrë të vërtetë me zjarr deri në temperaturën 40°C.
Temperatura është matur me kujdes në mënyrë që të mos shkaktohen incidente të padëshiruara, dhe të krijon efektin e një ditë tejet të nxehtë vere, i cili brenda në një kuti të mbyllur, të jep ndjesinë se jeni duke u djegur të gjallë. Me të vërtetë një adrenalinë e papërjetuar ndonjëherë në kuadër të Halloween. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





