Transmetuar më 01-11-2014, 09:14

– Çdo mbrëmje, pasi hiqni këpucët ose para se të shkoni në shtrat, rrotullojeni disa herë lehtë kaviljen në mënyrë që ta shlodhni atë.

– Pas këtij ushtrimi, mbani një top elastik në shputat e këmbëve dhe rrotullojeni atë nga njëra këmbë në tjetrën, duke e ngjeshur dhe liruar.

– Ecni një herë me majat e gishtave dhe më pas me thembra, disa herë rresht, për të forcuar pulpën e këmbës.

– Qëndroni disa minuta mbi krevat me këmbët mbi një jastëk, në lartësinë e gjunjëve.

– Bëni ushtrimin e zakonshëm e prekjes së pulpave me thembra.

– Bëni streching (tërheqjen) e pulpës së këmbës, duke e ngritur këmbën në mënyrë horizontale dhe duke e vendosur atë në mur në të njëjtin drejtim me legenin. Më pas përkuluni mbi këmbën tuaj.

– Në fund, përpara se të shtriheni për të fjetur, bëni një masazh të gjithë këmbës me dorë, në mënyrë të çrregullt, për të ndihmuar qarkullimin e gjakut./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit