

Elbasan, 21 tetor 2014, NOA.al- Nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, një burrë nga Elbasani u vu në pranga.
Fetah Muça 58 vjeç, me banim në fshatin Shtëpanjë të Elbasanit, u arrestua pas informacioneve se kishte në banesën e tij armë dhe municione.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pistoletë, në krëhër me pesë fishekë pistolete dhe një armë gjahu teke ruse, armë të cilat i mbante pa leje.
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e plotë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të gjahut”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





