Transmetuar më 26-10-2014, 08:33

Parandalimi i tumoreve para se gjithash bëhet përmes analizave dhe kontrolleve mjekësore që duhet të bëhen në të gjitha moshat.

Me të kaluar moshën 25 vjeçare, parandalimi i tumoreve lidhet me autopalpimin e gjoksit se paku një herë në muaj. Me pas duhet të vijnë vizitat gjinekologjike, të cilat duhet të bëhen një herë në vit

Mes moshave 25 dhe 40 vjeçare, duhet të vazhdojë përsëritja në një herë në muaj autopalpimi i gjoksit, po kështu edhe vizita gjinekologjike një herë në vit, përfshirë edhe një ekografi transvaginale.

Në vizitat një vjeçare do të duhet të kihet parasysh edhe vizita odontoiatrike, dhe një herë në 2 ose 3 vjet, duhet të bëhen vizitat dhe analizat e Pap test-it dhe Hpv-Dna test.

Në moshën 30 vjeçare e sipër, duhet të mos neglizhohen edhe vizitat senologjike dhe ekografia mamale. Pas moshës 40 vjeçare është i nevojshëm dhe kryerja e vizitave otorinolaringoskopike.

Mes moshës 40 dhe 50 vjeçare, kontrolli me autopalpim duhet te mbetet një zakon mujor. Një herë në vit do të duhet të kryhen analizat odontoiatrike, gjinekologjike, senologjike. Çdo dy vjet rekomandohet analizat e fecesit dhe mamografike, ndërsa e Pap test-i dhe Hpv-Dna test duhet të kryhen çdo 2 deri në 3 vjet.

Mbi moshën 50 vjeçare. Përgjithësisht duhet të kryhen të njëjtat analiza si edhe në moshën 40-50 vjeçare.

Të gjitha sa thamë më sipër rekomandohen për të mundësuar një parandalim sa më të mirë dhe të shpejte të patologjive që në një moment tjetër mund të rezultojnë një kërcënim për organizmin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit