Transmetuar më 17-10-2014, 22:58

Televizioni shtetëror rus, duke raportuar për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Beograd, ka paraqitur hartën e Serbisë pa Kosovën, njofton B92.

Gjithmponë në raportimet e mëparshme, harta e Serbisë përfshinte edhe territorin e Kosovës.

Në lajmet e kanalit të parë shtetëror, ka raportuar drejtpërdrejt reporteri nga vendi i ngjarjes dhe është shfaqur grafika e territorit të ish-Jugosllavisë.

Ngjyra e Serbisë në këtë grafikë, ka dalluar nga ajo e Kosovës.

Rusia, ashtu si edhe Serbia, kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit