Transmetuar më 14-10-2014, 16:40

Një papagall i cili fliste me një theks të pastër anglez u zhduk para katër vitesh, ndërsa së fundmi u gjet dhe iu dorëzua të zotit. Por tani kafsha flet vetëm spanjisht.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Torrance, të California. Papagalli Nigel u bashkua me të zotin, falë veterineres Teresa Micco, e cila nëpërmjet një chip-i që Nigel mbante gjeti britanikun Darren Chick, i cili jeton në Torrance.

Papagalli ishte gjetur nga një grua jashtë dritares së saj dhe ishte çuar te veterinerja. “Pyeta zotin Chik nëse kishte papagall por mu përgjigj jo, pasi mendonte se mos po e pyesja për aktualisht. Kur i thashë emrin e kafshës, më pa duke menduar se isha e çmendur, pasi papagalli ishte zhdukur para katër vitesh”, thotë Teresa.

Nuk dihet se ku ka qëndruar Nigel gjatë këtyre viteve, por ajo që u mësua është se kafsha tashmë flet vetëm spanjisht dhe fjalët e para që tha ishin, “Vij nga Panamaja, çfarë ka ndodhur”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit