Transmetuar më 30-09-2014, 20:58

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 1 tetor 2014 që NOA.al sjell për ju. Gjatë pjesës së parë të kësaj dite, yjet do të krijojnë situata të favorshme për të forcuar karakterin. Do të doni të jeni të pavarur dhe të zgjidhni vetë problemet tuaja. Do të doni të jeni në qendrën e vëmendjes.

Dashi

Bashkëpunimi dhe kontakti me një anëtar të familjes do të jetë shumë i rëndësishëm për ju gjatë gjithë ditës sot. Interesat tuaja personale do të përputhen me ato të familjes. Duke qenë  një natyrë individualiste, do të acaroheni nga veprimet e paparashikuara të një personi të afërt.

Demi

Atmosfera e paqtë e kësaj dite do t’ju lejojë të merrni energjinë për të cilën keni aq shumë nevojë dhe të bëni gjërat që doni më shumë. Merrni gjithçka që mundeni nga kontaktet me familjarët tuaj dhe shijoni praninë e tyre. Mbështetni një person, i cili do të ketë shumë nevojë për ju.

Binjakët

Këshillohet që ta kaloni ditën e parë të këtij muaji me familjarët tuaj. Sa i takon anës financiare, investimet dhe të ardhurat tuaja do të rriten. Nëse shpenzoni me kujdes, do të mund të hiqni mënjanë shuma të konsiderueshme sot.

Gaforrja

Çdo veprim juaji do të shoqërohet nga frymëzimi, i cili nuk do t’ju mungojë në asnjë moment të kësaj dite. Nëse dje ishit të gatshëm të bënit gjithçka për të kthyer gjërat në mënyrën që ju doni, sot do të rrini të qetë, pasi fati do të jetë në anën tuaj.

Luani

Ju do të tregoheni shumë të lirë në komunikim dhe do të tregoni pa asnjë problem gjithë ngjarjet që mbushin ditën tuaj. Mendimet, planet ambicioze dhe mënyra juaj e të sjellurit do të jenë anët pozitive. Nëse gjeni ambientin e përshtatshëm, ju do të dini si të tregoheni të shkathët dhe të përfitoni. Nëse doni të arrini suksesin, mënjanoni krenarinë e tepërt.

Virgjëresha

Brenda jush vlon dëshira dhe pasioni për të pasur në dorën tuaj diçka ose dikë. Mund të jeni duke menduar realizimin e plotë të një projekti, i cili do t’ju sjellë humorin dhe përfitime të majme. Mbani parasysh se gjithçka varet nga ju.

Peshorja

Risitë, të cilat ju do të mendoni se do të jenë pozitive, nuk do të kenë aspak sukses. Rrezikoni vetëm nëse e mendoni se do t’ia vlejë. Shumë prej jush do të bien pre e emocioneve të forta. Rreziku i humbjes në aspektin financiar do të jetë i madh.

Akrepi

Ju nuk dot shqetësoheni aspak nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme por do tu kushtoni vëmendjen e duhur gjithçkaje që ka vërtetë rëndësi. Nëse dikush ndërhyn në punët apo rrugën tuaj, ju do të jeni të aftë ta hiqni qafe. Nuk do ta keni aspak të vështirë për të arritur objektivat.

Shigjetari

Njerëzit që ju rrethojnë dhe yjet do të jenë në anën tuaj në çdo situatë që do të krijohet sot. Do të doni të ecni përpara dhe të ndërmerrni disa iniciativa shumë të rëndësishme në jetën tuaj, për të cilat do të inkurajoheni së tepërmi nga të afërmit. Duhet të bini dakort me disa persona për disa gjëra, nëse nuk doni të zhgënjeheni.

Bricjapi

Do të jeni shumë të ndjeshëm dhe tepër rrëmujaxhinj. Sot rrezikoni të shndërroheni në viktima të pasioneve tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me disa veprime që do të ndërmerrni, pasi mund të gaboni rëndë.

Ujori

Nuk këshillohet të tregoni iniciativë të theksuar sot. Mund të përfshiheni në disa situata të padëshiruara në mënyrë të papritur. Qëndroni afër personave të zemrës dhe mos u mundoni të tensionoheni për detaje të parëndësishme.

Peshqit

Do të keni probleme në familje dhe në punë. Merrni masat e duhura në mënyrë që të mos përjetoni drama në jetën tuaj, si pasojë e pasivitetit dhe jetës të shkujdesur. Duhet të kryeni patjetër disa detyra të cilat i keni planifikuar më parë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit