Transmetuar më 30-09-2014, 20:10

Me sa duket, Liv Tyler do të sjellë në jetë një fëmijë tjetër, si fryt i dashurisë mes Tyler dhe Dave Gardner. Ylli ka tashmë një fëmijë të moshës 9 vjeçare, të voglin Milo, të lindur nga martesa me Ryston Langdon, me të cilin është ndarë para 5 vitesh.

Ai që ka konfirmuar lajmin mbi shtatzëninë e aktores ka qenë zëdhënësi i saj, pas disa javësh që qarkullonin zëra e thashetheme.

Gardner dhe Tyler janë  njohur përmes mikes së tyre të përbashkët, Kate Moss dhe janë frekuentuar me njëri- tjetrin për rreth 3 javë.

“Shkojnë shumë mirë bashkë dhe argëtohen pa mase. Ai shkon shpesh në New York për ta takuar. Janë një çift shumë i bukur. Ai është karizmatik dhe një zotëri i vërtetë, cilësi që Tyler i vlerëson tek një mashkull”, ka thënë zëdhënësi. /a.s/noa.al  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit