
Me sa duket, Angelina Jolie nuk ka në plan të ndalojë së shpenzuari. Këtë herë bëhet fjalë për një dhuratë të çmuar me vlerën prej 2 milionë e 300 mijë euro (afro 3.3 miliarde leke shqiptare) që Angie i ka bërë bashkëshortit të saj, Brad Pitt. Është një orë e çmuar zvicerane.
Ora është e ndërtuar as në ar e as në argjend, por në platin, të realizuar nga Patek Philippe në vitin 1952, e cila është ëndrra në sirtar e çdo koleksionisti orësh.
“E dija se bëhej fjalë për një orë shumë të shtrenjtë, por nuk e dija se do të kishte këtë çmim dhe do të ishte e realizuar në këtë mënyrë kaq precize dhe profesionale”, ka thënë për The Mirror, George Farrugia, pronari i argjendarisë së ngarkuar për të ndjekur procedurat e blerjes së orës. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





