
Në momentin që zgjidhni produktet për fytyrën tuaj të shtrenjtë, lexoni mirë përmbajtjen e tyre në etiketë. Nëse etiketa përmban dhjetëra emra kimkatesh q as nuk i njihni, bëni mirë të mos e blini.
Në momentin që vendosni të blini, atëherë duhet që të gjitha produktet të jenë të paktën të një linje. Nuk është mirë që kremi i ditës të jetë linjë tjetër, kremi i natës nga një linjë tjetër, pastruesi i makiazhit tjetër linjë, e kështu me radhë.
Mos bëni skrabe, avull e pastrime më tepër se ç’duhet sepse e dëmtojnë lëkurën.
Përmbajtjet agresive shmangini plotësisht.
Masazhoni fytyrën çdo natë para se të flini. Kjo do të ndihmojë jo vetëm për një gjumë të qetë, por edhe për të mbajtur fytyrën në formë.
Mos e prekni lëkurën gjate ditës me duar të papastra. Duart mbajnë shumë mikrobe të cilat e “sëmurin” lëkurën e fytyrës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





