













Gjirokastër, 30 shtator 2014, NOA.al – 90 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë ditës së sotme në një banesë në qytetin e Gjirokastrës.
Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se droga e llojit marijuanë është gjetur e fshehur në banesën e 47 vjeçarit Ardian Braja, i cili është arrestuar në flagrancë.
Në shtëpinë e tij u gjetën 8 thasë, në të cilët ishte fshehur droga në formë boçeje. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se në ambientet e banimit të Brajas, është gjetur edhe një makinë prerëse. /a.s/noa.al
Qëndrimi zyrtar i policisë
Mbi bazën e një informacioni të siguruar në rrugë operative , Specialistët e Seksionit Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Adrian Braja, vjeç 47 , banues Gjirokastër, ku si rezultat i kontrollit rezultoi se:
Në bodrum dhe në një nga dhomat e banesës së tij ju gjetën dhe ju sekuestruan 8 thasë të mbushur me lëndë narkotike në formë boçe, gjithsej rreth 90 kilogramë Mariuanë .
Lënda narkotike u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Poseduesi i lëndës narkotike është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” , vepër kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





