Transmetuar më 30-09-2014, 16:31

Prishtinë, 30 shtator 2014, NOA.al – Krimi kibernetik nuk ka të sosur dhe këtë herë, me sa duket, ka kapur edhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Bëhet fjalë për ish Presidentitn e shtetit, Fatmir Sejdiu, të cilit i kanë vjedhur adresën e tij të Facebook, persona ende të paidentifikuar.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, sipas së cilës, ai që ka kallëzuar ngjarjen në një nga komisariatet e Prishtinës, ka qenë vetë Sejdiu.

Mësohet se në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook të ish Presidentit, hackerat kanë postuar statuse të rreme.

Njësia për hetimin e krimeve kibernetike, në policinë e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim identifikimin dhe zbulimin e personit/ve që janë të përfshirë në këtë rast. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit