Transmetuar më 30-09-2014, 15:06

I bashkon një klub por i ndajnë dy Kombëtare. Philip Djordjevic shënoi një 3 golësh në sfidën Palermo-Lazio, që nxorri nga telashet skuadrën ku militon edhe Lorik Cana, por mbrojtësi kuqezi shpreson që bomberi serb të mos gëzojë të njëjtën formë edhe në takimin eliminator Serbi-Shqipëri, citon Supersport.

“Në nivel Kombëtaresh do të sfidoj Djordjevic për ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe kjo gjë më ka vënë disi në siklet, madje kam dashur ta dëmtoj, por na duhet për ndeshjen e së dielës”.

Një fjali që sigurisht vjen në kuadrin e humorit, por paralajmëron edhe Kombëtaren Kuqezi për formën e mirë që po kalon sulmuesi i Lazios.

Me paraqitjen e tij në “Barbera”, Cana tregoi se trajneri Pioli mund t’i besojë vendin titullar në formacion dhe kapitenit shqiptar.

Ai u jep një shuplakë të gjithë kritikëve duke theksuar se ka zbritur në fushë duke dhënë përherë maksimumin.

“Kur trajneri më ka hedhur në fushë jam përpjekur t’i përgjigjem. Të gjithë mund të gabojnë, por unë kam luajtur përherë në nivelet e denja për këtë klub. Sa më shumë të luaj përkrah De Vrij, aq më shumë do të përmirësohemi”.

Lorik Cana duket se ka rigjetur dimensionin e tij të vërtetë. Fillimisht ndeshja me Sassuolon në fundjavë, dhe më pas kapiteni kërkon të arrijë në formën optimale për dy sfidat delikate të Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Serbisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit