Transmetuar më 30-09-2014, 13:40

Pogradec, 30 shtator 2014, NOA.al- U gjet i vetëvarur nga familjarët e tij, të cilët mbetën të shokuar duke gjetur të pajetë të afërmin e tyre.

Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, rreth orës 13.00 të ditës së sotme, në fshatin Hudënisht të Pogradecit është gjetur nga familjarët i vetëvarur në ambientet e punishtes për përpunim druri në pronësi të familjes, E.H.., 35 vjeç .

Lidhur me këtë ngjarje u ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet proceduriale dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi familjarët janë të tronditur dhe nuk dinë të japin arsye për një veprim të tillë.

Dyshimet paraprake janë se 35 vjeçari baba i dy fëmijëve, mund të jetë vetëflijuar pas një depresioni të çastit, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një konflikt me bashkëshorten. Në dëshminë e dhënë në polici, babai i viktimës është shprehur se familja nuk kishte probleme ekonomike./k.k/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit