Transmetuar më 30-09-2014, 12:09

Krujë, 30 shtator 2014, NOA.al- Një burrë i moshës 55 vjeçare, është paraqitur në policinë e Krujës për të denoncuar zhdukjen e babait të tij.

55 vjeçari G.M., banues në Krujë, ka deklaruar para uniformave blu se gjatë natës, i ati, H.M., 82 vjeç, është larguar nga banesa.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga familjarët dhe policia, 82 vjeçari u gjet i vdekur tek vendi i quajtur  “Përroi i Çelejve” në lagjen Isakë të Krujës.

Nga ana e uniformave blu u kryen veprimet e para hetimore, nga të cilat paraprakisht rezultoi se shkaku i vdekjes është rënia nga rruga në përrua, një lartësi prej 10 metër. Ndërkohë kufoma u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për veprime më të specializuara./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit