Transmetuar më 30-09-2014, 09:18

Shumë pak mund të besonin se tërshëra dhe mjalti kanë një efekt të tillë. Megjithatë këta dy elementë ushqimorë janë shumë të rëndësishëm për të stimuluar performancën seksuale në çift, duke qenë se riaktivizojnë prodhimin e testosteronit, duke shtuar dëshirën seksuale.

Disa ushqime të tjera me veti afrodiziake janë zaferano, midhjet dhe frutat e detit, të cilat ndezin pasionin.

Arrat, peshku dhe borziloku janë tre elementë të tjerë që duhet ti konsumoni sa më shpesh për të qenë më pasionantë me partnerin.

Përveçse rrisin performancën seksuale, ushqimet që përmendëm ndikojnë edhe për të forcuar aftësitë riprodhuese, pasi përmirësojnë funksionimin e prostatës dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.

Annalisa Olivotti, biologe italiane, këshillon që,“Konsumi i domateve, lulelakrave, bronkolit, spinaqit, legumeve, zaferanos, borzilokut, mëlçia e pulës, peshku etj., për shkak të elementëve që përmbajnë stimulojnë performancën seksuale. Ato që duhen eliminuar janë pijet me sheqer, mishi i kuq dhe alkooli”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit