Transmetuar më 30-09-2014, 08:12

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 30 shtator 2014.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Më të votuarit, PD, lista e 150 fituesve për Këshillin Kombëtar”.

Tituj të tjerë janë; “Kavajë, INUK shemb obeliskun e demokracisë”.

“Zbardhet incidenti me dyer të mbyllura, Rama: Ke bërë burg. Ristani: Je rrugaç”.

“Dokumentet, emrat e 273 të përndjekurve që duhet të marrin këstin e dytë”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ish-SHIK-sat rrëmbejnë PD. Publikohen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”.

Tituj të tjerë janë; “Takimi Shqipëri- BE, Fyle kundër bojkotit të opozitës”.

“Matura, emrat e rinj të listës, ata që ishin 150 pikë larg”.

“Vjedhja e Bankës, ish-kryeinspektorja kërkon lirim”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Stuhi parlamentare mbi Shërbimin Informativ. Thirret Visho Ajazi, ka përgjuar elitën politike”.

Tituj të tjerë janë; “Këshilli i PD, dominojnë prurjet e reja të Bashës, rezistojnë ish-drejtorët”.

“Emrat e 277 ish të përndjekurve të gjallë që marrin këstin e dytë”.

“Basha “thumbon” Fylen, Rama ofron kompromis për PD”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “PD, lista e fituesve. Këshilli Kombëtar, 150 emrat e rinj”.

Tituj të tjerë janë; “Përplasje në tryezën e integrimit. 10 pikat e rezolutës me BE. Incident në sy të Fyles, Rama: Ke bërë burg. Ristani: Rrugaç”.

“Prokuroria, hetime për pasurinë e Krenar Ahmetit”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Rrugaçëri politike! Deputeti demokrat Arben Ristani fyen me fjalën "rrugaç" kryeministrin Rama në takimin e nivelit të lartë me BE”.

Tituj të tjerë janë; “Kevin Korner, analist i Kërkimeve për Europën Juglindore, në "Deutsche Bank": Bankat e huaja në Shqipëri punojnë vetëm me euro!”

“Ish-të përndjekurit, emrat e personave që duhet të dorëzojnë dokumentet për dëmshpërblimin”.

“Universitetet, lista me emrat dhe pikët e fundit të fituesve për çdo degë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit