Transmetuar më 29-09-2014, 19:58

North West është vetëm një fëmijë që sapo ka mbushur një vjeç, por që tani ka mundur të realizojë atë që mund të jetë ëndrra e shumë femrave të dhëna pas modës në të gjithë botën. Ajo ka qenë e ulur në radhën e parë në sfilatën e Givenchy.

Ajo ka qenë pranë nënës së saj, Kim Kardashian dhe babait, Kanye West gjatë eventit, e veshur me një bluzë të zezë me tyl, si e ëma dhe me një palë geta të zeza, njësoj si Kardashian.

Me sa duket, e ëma po e edukon që tani se si të bëhet një fashioniste e denjë në të ardhmen. E s’ka si të ndodhë ndryshe, kur rritet në një ambient të tillë, menjë teze modele. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit