Transmetuar më 29-09-2014, 19:21

Korçë, 29 shtator 2014, NOA.al – Sëmundje e “Gjuhës Blu” ka prekur dy kafshë, gjedhë në qarkun e Korçës, të cilat kanë ngordhur gjatë ditës së sotme.

Gjedhët kanë ngordhur në fshatin Dersnik. Sipas fermerëve të zonës bëhet e ditur se deri në këto momente, nga kjo sëmundje që prek kafshët, kishin ngordhur vetëm disa bagëti të imëta.

Sëmundja “Gjuha Blu”, që ka prekur bagëtitë në zona të ndryshme të vendit tonë, mësohet të jetë një sëmundje që ka goditur rrallëherë në histori, por kryesisht në rajonin e Mesdheut.

Quhet “gjuha blu” pasi një nga simptomat që vërehen tek kafshët e prekura është dhe ngjyrimi me nuanca blu që merr gjuha e tyre. Ky fenomen i fundit ndodh pasi virusi shkakton dhe cianozën (përqendrimin në gjak të një sasie të madhe hemoglobine të pa-oksigjenuar). /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit