
Tiranë, 29 shtator 2014, NOA.al – Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se se ky ka qenë momenti i fundit i Stefan Fyle si komisioner për zgjerimin në Shqipëri dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë.
“Sot në konferencën pas Dialogut të Nivelit të Lartë ishte edhe momenti i fundit i Stefan Fyles në Shqipëri si komisioner për zgjerimin. Faleminderit për të gjitha një komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook.
Ai ka shtuar se Fyle e gjeti Shqipërinë në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e la si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit.
“Jo pak në këtë transformim e arritje i takon si meritë Stefan Fyles dhe ekipit të tij në Bruksel e në Tiranë”, shkruan në fund të përshëndetjes së tij me Komisionerin Fyle, Kryeministri Rama. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





