
Tiranë, 29 shtator 2014, NOA.al – Komisioneri i Zgjerimit Europian, Štefan Füle, pas takimit të Nivelit të Lartë të bisedimeve Shqipëri- Bashkim Europian, përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të bashkëpunojnë.
“Në Tiranë i bëj thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë bashkë në mënyrë konstruktive. Ai që do të fitojë do të jetë Shqipëria”, ka shkruar Füle.
Komisioneri është takuar gjatë ditës së sotme me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Kryeparlamentarin Ilir Meta dhe me kreun e opozitës dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





