Transmetuar më 29-09-2014, 17:07

Kosovë, 29 shtator 2014, NOA.al – Mjaftojnë 500 euro për të kaluar në mënyrë klandestine nga Kosova në Serbi. Lajmi konfirmuar sot nga policia e Kosovës, e cila ka mundur të vejë në pranga 2 persona, të cilët ndihmonin në kalimin e personave në mënyrë ilegale nga Kosova drejt Serbisë.

Në dy raste të ndryshme janë arrestuar N.H., i vitlindjes 1991 si dhe B.L..

Egjiptiani N.H., akuzohet për “kontrabandim me emigrantët”. Ai është ndaluar rreth orës 09:20 të ditës së sotme në vijën dalëse të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë. N.H. ka qenë duke drejtuar mjetin tip Mercedes Benz me targa KS, në brendësi të së cilit ndodheshin 9 persona të komunitetit egjiptian, mes së cilëve 4 të rritur dhe 5 të mitur, që dyshohet të jenë viktima të kontrabandimit.

Pas marrjes në pyetje të viktimave, policia e Kosovës ka bërë me dije se kundrejt shumës 500 euro për person, ata do të dërgoheshin deri në qytetin e Nishit në Serbi dhe më pas do të vazhdonin të vetëm në drejtim të Hungarisë.

Sa i takon të arrestuarit B. L., ai dyshohet se ka bërë kontrabandimin e shtetasve kosovarë, kryesisht të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit