Transmetuar më 29-09-2014, 16:13

Tiranë, 29 shtator 2014, NOA.al – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur 9 zyrtarë, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private.

Të gjobiturit janë: Haneme Mata, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.1, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Arben Sinoimeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.4, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Enis Hoxha, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, Spiro Cura, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë; Eva Kushova (Xhuli), me detyrë Këshilltar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Manjola Gjoni, me detyrë Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Mario Kalus, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Vlorë, Ministria e Mjedisit; Arsen Selimi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Korçë, Ministria e Mjedisi dhe Gjergji Mërkuri, me detyrë Kryeinspektor i Degës Rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Vlorë, Ministria e Mjedisit.

Ndaj tyre është marrë masa administrative “gjobë” në shumën 100 mijë lekë. /a.s/noa.al Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit