Transmetuar më 29-09-2014, 13:12

Zbulimi i të pasurit tumor gjatë shtatzënisë, nuk do të thotë që femra të vihet përballë zgjedhjeve dramatike. Disa lloje tumoresh mund të kurohen, madje gjatë trajtimit nuk dëmtohet zhvillimi i fetusit.

Ky fakt është zbuluar nga një studim spanjoll i shoqërisë evropiane të onkologjisë mjekësore (Esmo) në Madrid.

“Disa mjekime nuk i dëmtojnë fëmijët. Kemi zbuluar se në rastet e tumorit në gji dhe në gjak, më të përhapurit te femrat shtatzënë, disa lloj ilaçesh që përdoren gjatë terapisë nuk e dëmtojnë fetusin pas tremujorit të parë të shtatzënisë. Përjashtim bëjnë leuçemia akute, e cila duhet trajtuar qysh në tremujorin e parë”, shprehet një nga drejtuesit e studimit, Frederic Amant.

Në studim i përfshinë 16 fëmijë të cilët kishin lindur nga nëna të prekura me tumor dhe që iu ishin nënshtruar radioterapive, të cilët nga analizat e kryera rezultuan të shëndetshëm.

Mirëpo ekspertët sugjerojnë që trajtimi të nisë sa më herët me radioterapi, pasi fetusi është ende shumë i vogël dhe është më e vështirë që të preket nga rrezatimet./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit