
Pukë, 29 shtator 2014, NOA.al- Një martesë me mblesëri në Pukë, nuk ka rezultuar e suksesshme. Një vajzë e moshës 29 vjeçare me iniciale V.K., ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj rreth 20 vjet më të madh në moshë. E reja me banim në fshatin Kryezi të Pukës është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë duke iu thënë uniformave blu, “Më ndihmoni. Im shoq më rreh dhe bëhet xheloz për çdo gjë. Nuk mundem më”. Pas denoncimit të saj nisi procedimi penal për bashkëshortin e të dëmtuarës, P. K., 46 vjeç, banues në fshatin Kryezi, Pukë. Nga informacionet e marra nga uniformat blu rezuktoi se 46 vjeçari për motive xhelozie, për shkak të diferencës në moshë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes 29 vjeçare./k.k/a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





