
Elbasan, 29 shtator 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga një 28 vjeçar.
Redjon Hamitja, me banim në lagjen nr.3 në Cerrik u arrestua në flagrancë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta pasditen e djeshme, ka goditur me thikë, 14 vjeçarin Sh.Rr., banues po në këtë lagje.
Si pasojë e goditjes së marrë 14 vjeçari Sh.Rr., u dërgua në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë e ftohtë e llojit thikë.
Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





