Transmetuar më 29-09-2014, 08:13

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 29 shtator 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Legalizimet, formulari për shtëpitë e bizneset. Si do të polotësohet”. Tituj të tjerë janë; “Senatorët e PD heshtin në Kuvend, krerët lokalë: Pse i humbëm zgjedhjet”. “Godina e jetimores, kërcënohet pronarja: Do iu hedhim në erë”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “PD, delegatët bojkot votimit. Rreth 40% e pjesëmarrësve nuk pranojnë të votojnë”. Tituj të tjerë janë; “Takimi, vizita e komisionerit Fyle, PD braktis bojkotin”. “Ali Emini: Minatorët 55 vjeç në pension dhe 12.5 vite punë”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Legalizimet, mbyllet verifikimi i 100 mijë dosjeve, nis ndarja e tapive”. Tituj të tjerë janë; “Kërcënimi” i Doktorit: Fitorja mund të vijë para zgjedhjeve!”. “Lista e 285 kandidatëve/ Basha-Berisha. Peshorja e re politike në Këshillin e PD”. “CEZ” dhe KESH, barrë e shumëfishtë për buxhetin”

“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Çmimet e shtëpive, sa kushton një m2 në veri”. Tituj të tjerë janë; “Mbyllet Kuvendi, Këshilli Kombëtar konstituohet brenda dy vajësh. Ish-ministrat e PD: Ne përgjegjës për humbjen”. “Mashtrimi me TVSH- akuzë për 14 administratorë”. “Frika nga gjakmarrja, u ngujua 10 vjeç, është 30”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Fyle bashkon qeverinë me opozitën. PD konfirmon praninë me tre deputetë në tryezën e katërt Shqipëri-BE”. Tituj të tjerë janë; “Prokuroria kërkon dëshmi tjetër nga Guvernatori”/ “Mashtrim me TVSH-në, 9 firma vodhën 250 milionë euro”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit