
Kompresa të ftohta- Rrahët e errët të syve mnund të reduktohen nëpërmjet kompresave të ftohta. Fillimisht fusni një copë pambuku në ujë të ftohtë me akull. Shtrihuni në një pozicion të rehatshëm dhe mbyllni sytë, ku sipër tyre vendosni kompresën për 15 minuta. Nëse kompresa ngrohet më përpara se 15 minuta, futeni sërish në ujë të ftohtë dhe vendoseni mbi sy. Përsëriteni këtë veprim tre herë në ditë. Kastraveci i ftohtë- Kastraveci është një zgjidhje shumë praktike dhe natyrale për të ulur rrathët e syve, në sajë të vitaminës C, vitaminës K dhe antioksidantëve. Kastraveci i ftohtë ndihmon për të qetësuar venat e gjakut të acaruara. Ftohni në frigorifer për një orë një kastravec dhe më tej priteni në dy copa të mëdha. Pas kësaj vendoseni mbi sy për rreth 20 minuta duke qëndruar shtrirë. Lajthia- Është një zgjidhje natyrale e përdorur kryesisht nga kinezët dhe japonezët. Vendosni disa kokrra lajthie të grira në një enë me ujë. Brenda saj fusni një kompresë. Shtrihuni dhe vendoseni mbi sy për tetë minuta, përsëriteni një veprim të tillë në mëngjes dhe në darkë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





