
Shqiperia mund te luaje miqesoren e 18 nentorit, kunder Italise, 4 here kampione bote.
Megjithese asgje nuk eshte perfundimtare por ne nivel negociatash, ka shume gjasa qe nje perballje e tille, te realizohet.
Gjithçka ka nisur pas nje bisede, mes dy trajnereve Konte dhe De Biazi, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga FSHF.
Dy trajnerët ndodheshin ne nje takim të organizuar nga FIFA dhe UEFA ne Shen Peterburg te Rusise.
Gjate bisedes mes dy teknikeve eshte diskutuar mundesia e miqesores, qe ne rast se do te realizohet, do te zhvillohet ne Itali.
Kjo do te jete hera e pare, qe Shqiperia do te ndeshet kunder Italise, ne nivel ekipesh kombetare. FSHF konfirmon se kane nisur negociatat dhe ne ditet ne vazhdim do te kete zhvillime te reja.
Italia ishte në bisedime dhe me Kolumbinë për të luajtur në këtë datë të Fifa-s, por fitorja e fundit e Shqipërisë me Portugalinë, ka bërë që të kaltërit të mendojnë seriozisht për një ndeshje miqësore me përfaqësuesen tonë, aq më tepër që drejtohet nga një italian, si Gianni de Biasi.
Shqipëria asnjëherë nuk ka luajtur ndaj Italisë, një kombëtare që ka me mijëra tifozë në vendin tonë dhe përballja me të cilët do të paraqesë një interes të jashtëzakonshëm dhe për imazhin e kombëtares sonë, duke qenë se kuqezinjtë do të zenë sërish faqet e para të mediave ndërkombëtare me këtë sfidë, pas suksesit që regjistruan në Portugali.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





