Transmetuar më 28-09-2014, 12:58

Tiranë, 28 shtator 2014, NOA.al – Kryetarja e Komisionit të integrimit Europian në Shqipëri, Majlinda Bregu, duke bërë me dije se ajo dhe opozita do të jenë të pranishëm në takimin e dialogut të katërt të nivelit të lartë Shqipëri-BE, ka thënë se është koha që të dëgjohen të gjitha palët.

“Nesër do të jemi në dialogun e nivelit të lartë. Axhenda është vendosur. Do të jem bashkë me kolegët e mi të opozitës Eduart Halimi dhe Arben Ristani për të bërë të qartë arsyet pse jemi jashtë Kuvendit”, ka thënë Bregu.

E pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë, ish ministrja e Integrimit Europian u përgjigj se do të jetë i njëjti qëndrim që është bërë i ditur edhe më parë.

Duke kujtuar se në dialogun e nivelit të lartë shkohet për të diskutuar plani i veprimit që qeveria duhet të raportojë se sa ka ecur përpara dhe sa ka zbatuar 5 prioritetet, ajo tha se në muajt në vijim do të përcaktohet si element i dytë që është hapja e negociatave. “Ju e dini mendimin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi. Duam të jetë gjithëpërfshirëse. Këto dhe të drejtat e njeriut do të diskutohen nesër në takimin e nivelit të lartë”, tha ndër të tjera Bregu.

Ajo ka shtuar se për Partinë Demokratike parlamenti është vendi ku duhet të zhvillohet debati politik dhe arsyet pse kjo forcë politike nuk është në parlament janë bërë me dije dhe nuk do të jenë të reja as për Komisionerin Fyle.

“Është koha të dëgjohen të gjitha palët. Shteti ka dalë mbi shtetin”, ka përfunduar Brefu fjalën e saj. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit