Transmetuar më 28-09-2014, 11:27

Korçë, 28 shtator 2014, NOA.al – Një 57 vjçar në qytetin e Korçës është plagosur si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Audi me një motor tip Suzuki.

Policia e Korçës bën me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj të plagosurit Gëzim H., i cili ishte drejtuesi i motorit pa targa. Mësohet se drejtimi në mënyrë të gabuar i mjetit dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor është bërë shkak i aksidentit.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit të Korçës, ku edhe ka marrë mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit