Transmetuar më 28-09-2014, 11:14

Durrës, 28 shtator 2014, NOA.al – “Më rrihte, më kërcënonte se do më vriste mua dhe familjen time nëse nuk bëja çfarë thoshte ai”. Këto kanë qenë fjalët e një 37 vjeçareje, e cila pas 10 vitesh që prostituonte, ka denoncuar në polici atë që ajo e akuzon si tutorin e saj.

Sipas 37 vjeçares, gjithçka ka nisur 10 vite më parë, kur ajo dhe 59-vjeçari Mihal Sh., nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin dhe të krijonin një lidhje dashurie, e cila zgjati pak.

Mësohet se 37-vjeçarja ka denoncuar në polici se 59 vjeçari , banues në fshatin Arapaj, pas pak kohe lidhje mes tyre, e kishte futur në një rrjet prostitucioni, nga e cila ajo pretendon në kallëzimin penal, se nuk mund të dilte.

Në bazë të dëshmisë së 37-vjeçares, policia ka bërë me dije për NOA.al se ajo ka ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm nën drejtimin e tutorit të saj, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Gjatë verës më çonte në Sarandë, Vlorë dhe Durrës. Kishte edhe raste që lëviznim brenda natës nga njëri qytet në tjetrin kur ai gjente klientë që jepnin shumë para”, mësohet se e dhunuara ka thënë në polici.

Ajo ka pretenduar se nën dhunën e vazhdueshme dhe kërcënimet me jetë për të dhe familjarët e saj nga ana e Mihal Sh., nuk i është dhënë asnjë mundësi për të denoncuar rastin në polici gjatë këtyre 10 viteve.

Policia tha se kishte rënë në gjurmët e trafikimit të 37 vjeçares. E ndihmuar nga policia, ajo ka denoncuar.

Në lidhje me këtë denoncim, NOA.al mësoi se Prokuroria e Rrethit Durrës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të shtetasit Mihal Sh, duke vlerësuar se arrestimi i tij është i paligjshëm dhe akuzat, të pabaza. NOA.al, disponon dhe urdhërin e firmosur nga prokuroria për lirimin e të akuzuarit. /k.k/a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit