
Për shkak të moshës ajo dukej si një person jo i dyshimtë, por ja që nuk ishte aspak kështu. Stefania Malu ishte një lloj “shefeje” sa i përket botës së shpërndarjes së drogës.
Gjyshja karrieriste u kap në befasi nga policia në lagjen San Michele në Cagliari të Italisë, ndërsa ishte duke bërë gati për shpërndarje rreth 200 doza heroinë.
Ajo është arrestuar edhe më herët, në vitin 1962 nën të njëjtën akuzë. Shtëpia e saj, e cila ishte një qendër e shpërndarjes së drogës, është boshatisur sa hap e mbyll sytë nga lëndët narkotike, nga ana e policisë italiane.
E moshuara u arrestua. Bashkë me të, në pranga përfunduan edhe tre meshkuj të moshave 54, 38 dhe 28 vjeç. Dy prej tyre ndihmonin të moshuarën në pregatitjen e porcioneve të duhura nëpërmjet të cilave shpërndanin kokainën dhe heroinën, ndërsa tjetrin e përdornin për të bërë ndonjë punë të vogël. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





