

Dje në mëngjes, në shpërthimin e një vullkani në Agrigento të Siçilisë, në Itali, janë përfshirë babai dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Fatmirësisht burri ka mundur të shpëtojë, ndërsa dy vogëlushët e tij, Laura 7 vjeç dhe Carmelo 9 vjeç, kanë ndërruar jetë.
Trupi i vogëlushit 9 vjeç është gjetur disa minuta më vonë nga forcat kërkimore të policisë në Itali. Ai sapo kishte hyrë në vitin e 9 të jetës dhe kishte qenë pikërisht Carmelo Mulone që i kishte kërkuar babai të vet të festonin ditëlindjen në këtë zonë, e cila do t’i merrte dhe jetën.
Shpërthimi i ndodhur të shtunën në mëngjes i ka marrë jetën atij dhe të motrës, ndërsa i ati ka arritur të shpëtojë. E madhe ka qenë dhimbja dhe tragjedia e ndodhur në këtë familje. Nëna e vogëlushëve, sapo ka marrë lajmin, ka mbërritur në vendngjarje dhe duke qarë, thërriste emrat e tyre, sipas asaj që raportojnë mediat vendase.
Prokuroria në Agrigento ka hapur një hetim dhe guvernatori i Sicilisë, Rosario Crocetta, ka kërkuar në organet kompetente, mbylljen dhe rrethimin e zonës, në mënyrë që ajo të mos jetë e aksesueshme nga njerëzit, pasi edhe të tjerë rrezikojnë të humbin jetën në mënyrë tragjike, për shkak të shpërthimeve të pakontrolluara të vullkanit./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





