
Reali i Madridit nuk gabon më. Skuadra e Ancelottit doli me pikë të plota edhe nga transferta e El Madrigal, duke siguruar fitoren e 4-t radhazi mes kampionatit dhe Championsit, duke hedhur pas krahëve startin jo të mirë të sezonit, citon Supersport.
Villareali u thye me një 0-2, rezultat ky që tregon se Los Blancos i kanë lënë pas edhe problemet në mbrojtje. Në ndryshim nga takimi i mesjavës me Elchen, Carlo Ancelotti ndaj Villarealit rikthen në formacionin titullar, treshen Casillas-Modric-Benzema.
Por sfida e El Madrigalit nisi më mirë për nëndetëset e verdha. Në minutën e 7-të sulmuesi i Villarealit, Uche vuri për herë të parë në provë Iker Casillasin, por kapiteni i Realit iu përgjigj mjaft mirë goditjes së futbollistit nigerian.
Duhej pritur minuta e 16-të për të parë tentativën e parë të skuadrës Los Blancos drejt portës së vendasve, por James Rodriguez nga brenda zone nuk e kishte saktësinë e duhur për të rrezikuar seriozisht Villarealin.
Vetëm pak sekonda më pas në El Madrigal u regjistrua një episod i veçantë por aspak surprizë. Grupimi i tifozëve të Manchesterit, United Reel e mbajti fjalën, pasi mbi impiantin e Villarealit parakaloi disa herë avioni privat që shfaqte banderolën, “Ronaldo kthehu në shtëpi.
Fansat e djajve të kuq, po përpiqen të bindin yllin portugez të rikthehet në Old Trafford për të mbajtur veshur sërish fanellën e United, klubit ku CR7 u i bë i famshëm si futbollist.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





