Transmetuar më 27-09-2014, 19:29

Fasano – ITALI, 27 Shtator 2014 NOA.al – Ishte nën arrest shtëpiak dhe dalja nga banesa mund të ndiqej me pasoja ligjore, por e ka shpërfillur vendimin e gjykatës më shumë se një herë.
Toleranca e policisë ka marrë fund kur ka mësuar se 26 vjeçari Ariglen Çullhaj (foto), emigrant shqiptar në Itali, e kishte thyer disa herë arrestin shtëpiak në Fasano.
Sot, i riu është arrestuar dhe u dërgua në një burg të Brindisi, raporton noa.al.
Policia lokale tha se djali shqiptar ishte nën hetim në kushte arresti shtëpie për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





