Transmetuar më 27-09-2014, 19:12

Castelfidardo – ITALI, 27 Shtator 2014 NOA.al – Një djalë shqiptar, emigrant prej disa vitesh në Itali, humbi tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditën e shtunë në rrugën “IV Novembre” në Castelfidardo, raporton korrespondentja e NOA.al.

Viktima është Indrit Kapxhiu, 24 vjeç, konfirmoi policia lokale pas hetimit që kreu në vendngjarje, pranë qendrës historikë të Sant’Agostino.

Hetimi nxori se i riu pësoi aksidenti vdekjeprurës pranë një garazhi teksa humbi kontrollin e motoçkiletës që drejtonte. /a.b/noa.al/

Në foton e parë shikoni të ndjerin Indrit Kapxhiu dhe më tej, pamje nga vendi i ngjarjes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit