Transmetuar më 27-09-2014, 16:22

Molla– Një kokërr mollë në ditë largon dobësinë muskulore si dhe stumulon rigjenerimin muskulor.

Hudhra– Është e dobishme për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut falë alicinës. Alicina përmirëson fluksin e gjakut.

Veza- Është një ushqim që favorizon përqendrimin falë kolinës që përmban.

Orizi integral– Është i dobishëm për ngritjen e moralit, pasi stimulon prodhimin e serotoninës, neurotransmetues i humorit të mirë.

Pula– Konsumi i pulës ndihmon kundër pagjumësisë, pasi përmban triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatonoinës, hormon që lehtëson gjumin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit