



Quhet Isabella Tanikumi, dhe është një shkrimtare e cila kërkon nga Disney 250 milionë dollarë si dëmshpërblim. Arsyeja? Ajo pretendon se filmi “Frozen” është bazuar në autobiografinë e saj “Dëshirat e zemrës”, libër i shkruar në vitin 2010, dhe jo në përrallën e Christian Anderson “Mbretëresha e dëborës”.
Mirëpo në librin e saj, gruaja nuk flet me një njeri prej bore. Në aventurën e saj në Ande, Tanikumi bisedon me karikatura që flasin dhe me pallate sekrete prej akulli.
Gruaja ka publikuar disa prova që sipas saj tregojnë se filmi i Disney është vepër e saj, duke pretenduar se është bërë një plagjiaturë.
Tahsmë çështja është në gjyq dhe do të jetë një juri ajo që do të vlerësojë lidhjet mes dy shkrimeve dhe se kujt i përket autotësia e “Frozen”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





