Transmetuar më 27-09-2014, 11:39

Tiranë, 27 shtator 2014, NOA.al- Në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të disa shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. 

Kontrollet e Inspektoratit Qendror Teknik janë përqëndruar tek treguesit e cilësisë dhe sigurisë së tregtimit të naftës e gazit ashtu sikurse edhe tek respektimi i detyrimeve ligjore që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në deklaratën zyrtare garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të kontrolluar në vijimësi tregun e hidrokarbureve me qëllim mundësimin e një furnizimi cilësor dhe të sigurtë të konsumatorëve shqiptare me naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre.

Shoqëritë e tregtimit me shumicë, ndaj të cilave është marrë masa e pezullimit përbëjnë rreth 20% të totalit të këtyre shoqërive që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë.

Masa e pezullimit të veprimtarisë jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:

Joni MD” sh.a.“Enarvi” sh.a.“Halilaj Hollding Group” sh.a.“A & A Oil 10” sh.a.“Duçellari 2010” sh.a.“Europa Park” sh.a.“Albatras Oil” sh.a“Ina Petrol” sh.a.“Al Prima” sh.a.“Gentjan 2011” sh.a.“Alfa Omega Enterprise” sh.a.“New Petrol” sh.a.“Roberto Oil” sh.a.“Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.“Isc Petroleum Compani” sh.a.“EBC Oil Compani” sh.a.“Niti Petrol compani” sh.a.“Gramozi Oil Compani” sh.a.“Albania Oil Compani 2011” sh.a.“Petroleum 2011- Compani” sh.a.“Lloga Oil – Compani” sh.a.“Tot Trading In Oil & Transport” sh.a.“Durrës Oil Internacional Logistik” sh.a.“Power Sprint Oil” sh.a.“Kurum Energy” sh.a.“Sheng Oil” sh.a.“Eurostandard Oil” sh.a.“Evo Power” sh.a.“Dion Petroleum” sh.a.“K & E 2011” sh.a.“Tangra Group” sh.a.“Sarona” sh.a.“East Mediterranean” sh.a.“Kroj Petrol” sh.a.“Gaz Power” sh.a.“Tot Trading In oil & Transport” sh.a.

Për kategorinë e produkteve  III/C

“Kalaja” sh.a./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit