Transmetuar më 26-09-2014, 20:37

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 27 shtator 2014 që Noa.al sjell për ju. Mundohuni të vini në punë aftësitë tuaja krijuese në gjysmën e parë të ditës. Një bisedë e ndjeshme do t’iu ndihmojë që të përmirësoheni në pjesën tjetër të ditës. Ndiqni intuitën dhe shkakun e saj.

Dashi

Gjendja fizike dhe situata emocionale do të preken kryesisht nga situata në shtëpi. Mund të jeni nën ndikimin e prindërve tuaj ose nën autoritetin e anëtarëve të tjerë të familjes. Nëse keni një ambient me qera, ndoshta do t’iu duhet të rishikoni marrëveshjen e bërë për të.

Demi

Shumë gjëra të papritura mund të ndodhin për të lindurit e kësaj shenje. Një nga kolegët tuaj, një fqinj ose një i afërm mund të veprojë në një mënyrë që ju nuk e prisni. Mund të takoheni me dikë interesant gjatë ditës. Nëse ju dhe partneri juaj po kaloni momente tensioni, njerëzit përreth jush mund t’iu ndihmojnë për të kapërcyer këtë situatë.

Binjakët

Kjo është një ditë e përkryer për blerje, sidomos nëse ato do të jenë të mëdha. Gjithsesi përgatituni për të shpenzuar më shumë nga sa keni planifikuar fillimisht. Shumë prej jush sot nuk do të arrijnë që të kursejnë para, por do të blejnë diçka që është e dobishme për shëndetin e tyre.

Gaforrja

Gjatë ditës do të nxeheni lehtësisht dhe do të shfaqni xhelozi ndaj njerëzve. Në varësi të një situate, ajo mund të duket mbresëlënëse, një bazë solide financiare, mbështetje për klientët apo për autoritetin tuaj. E vetmja gjë që do të kërkohet nga ju është që të përmbushni pritshmëritë.

Luani

Nuk do të keni siguri në çështje që do të kenë të bëjnë me shifrat, megjitatë ju duhet të veproni. Gjatë qëndrimit vetëm do të jeni më produktiv. Mundohuni të gjeni kohën për tu bashkuar me disa njerëz me ndikim, të cilët mund ti përdorni si burim shtesë fitimi ose mbështetje.

Virgjëresha

Virgjëreshat duhet të mundojnë të mbajnë të paprekura marrëdhëniet familjare dhe lidhjet me bashkëpunëtorët. Këshillohet që të ndërtoni lidhje të forta dhe të shumta me sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Do të ishte mirë nëse këto lidhje bazohen në interesa të përbashkëta, si hobi, emocione apo çështje familjare.

Peshorja

Nëse keni ëndërruar të ndryshoni jetën në mënyrë të menjëhershme, 27 shtatori është dita e duhur për të bërë diçka të tillë. Megjithatë bëjini mirë llogaritë, pasi do të jeni të vetëm dhe do të përballeni me ngjarje mjaft emocionuese.

Akrepi

Dita e sotme është e mbushur me lumturi dhe surpirza të shumta. Një kthesë e papritur e ngjarjeve do të rezultojë e dobishme për ju, pasi mund të merrni diçka me më shumë lehtësi nga sa keni menduar.

Shigjetari

27 shtatori është një ditë e mirë për frymëzim, njohuri dhe besim në fuqitë tuaja. Optimisti në rritje është një kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm, për të bërë një ndryshim drastik pozitiv.

Bricjapi

Njerëzit që iu rrethojnë do të duan të thonë me çdo kusht fjalën e fundit. Bëjini të lumtur dhe tërhiquni për pak kohë. Ndërsa kundërshtari apo partneri juaj është i zënë duke admiruar veten, ju do të merreni me çështjet tuaja private, të cilat kanë shumë rëndësi.

Ujori

Ngjarjet pozitive do të ndodhë që të kthehen në shkaktare për dhimbjen e kokës për të lindurit e kësaj shenje. Do të përballeni me shpenzime të papritura. Megjithatë mos u frikësoni, pasi do të dini çfarë bëni dhe pse e bëni gjithçka.

Peshqit

Dita është e sukseshshme në të gjitha planet dhe aktivitetet tuaja. Do të ndesheni me surpriza të pabesueshme. Nëse ndodh që në fund të ditës të mos jeni të lumtur, atëherë ju thjesht e keni të pamundur të pranoni disa fantazi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit