
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, Vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira do të paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezent deri në orët e vona të natës ku vranësira të herë pas-hershme do të kalojnë nëpër të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk paraqesin ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera në mëngjes por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Europa
Masat ajrore të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga Atlantiku i veriut do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe shira për vendet Skandinave si dhe një pjesë të rajonit të balltikut. Më problematiku situata do të paraqitet në perëndim të Norvegjisë ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jenë brigjet e Turqisë, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Ndërsa, pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





