Transmetuar më 26-09-2014, 17:38

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, është zgjedhur si “ikona gay” e 30 viteve të fundit, për shkak të angazhimit të tij në mbështetje të të drejtave të homoseksualëve.

Ky titull iu dha nga revista “Gay Times”, në edicionin e veçantë të saj lidhur me 30 vjetorin e themelimit të revistës.

Gjatë qeverisë laburiste të Blair në Britaninë e Madhe, u njohën një sërë të drejtash civile për këtë komunitet.

“Statusi i tij si ambasador i të drejtave gay, është i pamohueshëm”, shkruan revista./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit