Transmetuar më 26-09-2014, 16:49

Presidenti i Fondacionit Stepic Charity – mbeshtetur nga Raiffeisen Bank International – viziton Qendren e Kujdesit Ditor per femijet me aftesi te kufizuara ne Fushe-Kruje 

Caritas Shqiptar me mbeshtetjen financiare te dhene nga Fondacioni H.STEPIC Charity ne Europen Lindore-Qendrore, ka mundesuar hapjen e Qendres se Kujdesit Ditor ne Shtator 2010, per 35 femije dhe te rinj me aftësi të kufizuara ne Arameras, Fushe-Kruje.

Qendra ofron mundesine per femijet me aftesi te kufizuar per te organizuar diten e tyre ne nje menyre te vlefshme, per te krijuar dhe mbajtur marredhenie shoqerore. Qellimi i projektit eshte te krijoje me shume pavaresi per njerezit me aftesi te kufizuara dhe te mbeshteti zhvillimin e tyre.

Fondacioni H.Stepic Charity ne Europen Lindore-Qendrore mbeshtetur nga Raiffeisen Bank International, i ka dedikuar dhe vijon te shfaqe interes te vecante ne orientimin e sherbimit qe ofrohet ne qender drejt fuqizimit social dhe ekonomik te te rinjve me aftesi te kufizuar mendore.

Ne kete kuader, z.Herbert Stepic, Presidenti i Fondacionit vizitoi qendren me date 25 Shtator 2014. Arsyeja e kesaj vizite ishte per te pare nga afer progresin e arritur ne kete qender gjate ketyre viteve dhe per tu takuar nga afer me femijet qe kane perfituar nga sherbimet e ofruar ne kete qender.

Me kete rast, u zhvillua nje ceremoni me pranine e Drejtorit te Caritas Albania, perfaqesues nga Bashkia Fushe –Kruje, perfaqesues te mediave, prinder te femijeve me aftesi te kufizuar te qendres. etj.

Z.Stepic pershendeti cermonine me nje fjalim te shkurter ne te cilin ai tha: “Unë e krijova kete fondacion bamiresie para 7 vjetesh me qellimin per te ndihmuar njerezit ne nevoje, femijet me aftesi te kufizuar, per t’i dhënë mundesine atyre te jetojne me dinjitet ne komunitet dhe per t’i ndihmuar te behen pjese e vlefshme e shoqerise. Kjo qender eshte nje deshmi shume e qarte e asaj qe ne synojme. Deshiroj te falenderoj stafin qe punon me keta femije, Caritas Albania per bashkepunimin si dhe Raiffeisen Bank Shqiperi per kontributin e saj.”

Z.Albert Nikolla, Drejtor i Caritas Albania mbajti gjithashtu nje fjalim pershendetes per te pranishmit ne kete ceremoni.

Me pas, Z.Stepic sebashku me pjesemarresit e tjere ndoqi nga afer aktivitetet e femijeve dhe te personelit qe punon ne Qendren e Kujdesit Ditor ngritur nga Caritas Albania me mbeshtetjen e Fondacionit H.STEPIC Charity ne Europen Lindore-Qendrore mbeshtetur nga Raiffeisen Bank International.

***

Fondacioni H.Stepic Charity ne Europen Lindore-Qendrore, e themeluar me 2006 ne Austri, ofron nje mbeshtetje per femijet ne nevoje, te rinjte te pafavorizuar dhe grate ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Nxit dhe perkrah ata qe jane ne nevoje, ne lidhje me çeshtjet e tyre sociale, ekonomike dhe shendetesore.

Fondacioni zgjedh me kujdes projektet qe kane per qellim t’u japin perfituesve perspektiva te reja dhe te nxise zhvillimin e qendrueshem ekonomik dhe social ne rajon. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit